
I riu, Romario Brunga, 25 vjeç, u gjet i vdekur mbrëmë brenda automjetit të tij në rrugën e fshatit Balldre i Vjetër në Lezhë, afër banesës së tij.
Viktima u gjet nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë për rastin.
Korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, tha për ‘MCN live’ se janë marrë në pyetje dhjetëra familjarë dhe të afërm të viktimës për të hetuar për mundësitë e problemeve që mund të kenë çuar në aktin tragjik.
Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë.
Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë mbrëmë në afërsi të banesës së tij.
Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë nga familjarët e tij.
Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.
Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.
Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.
Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme.
Ai nuk njihet për ndonjë problematikë të mundshme dhe këtë e kanë pohuar edhe familjarët të cilët kanë pohuar se nuk ka shfaqur asnjëlloj problematike.



