Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku/ Homazhe në Teatrin e Operës dhe Baletit

Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku/ Homazhe në Teatrin e Operës dhe Baletit

Në kujtim të jetës dhe veprës së piktorit Sali Shijaku i cili dje u nda nga jeta, sot po mbahen homazhet për të.

Homazhet në nder të artistit të njohur janë organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe po zhvillohen në hollin e Teatrit të Operës dhe të Baletit nga ora 10:00-12:00.

Miqtë dhe dashamirë të shumtë po i japin lamtumirën e fundit artistit Shijaku, i cili ishte nderuar me titullin "Piktor i Popullit" dhe "Artist i Merituar".

Ai ishte piktor kolorist dhe krijues i kompozimeve njëfigurëshe.

Ai lindi në Tiranë në një familje tregtarësh të vegjël.

Tabloja e njohur si "Heronjtë e Vigut" është edhe diploma e tij si student. 

Shijaku ishte pjesë e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Shteti shqiptar e ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft çmime dhe i ka akorduar disa Çmime Republike (1956, 1970, 1984, 1989).

Në vitin 1969 ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i Popullit”. Më 2004-ën ai u nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”.

 Në fondin e GKA-së ruhen 92 vepra të artistit në pikturë dhe skulpturë, nga të cilat 19 vizatime (penë, karbon dhe flamastër), 7 punime në qeramikë dhe 1 në allçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy