
Në Meksikë të paktën shtatë persona humbën jetën në rrëzimin e një avioni turistik në një zonë me pyje të dendur të Jalisco, në perëndim të vendit.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Avioni, një Cessna 207, mbërriti nga La Parota, në shtetin fqinj të Michoacan.

Mbrojtja Civile e Jalisco tha përmes mediave të saj sociale se vendi i përplasjes është në një zonë që është e vështirë për t’u aksesuar.



