Kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se dëshiron të takojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në përpjekje për të zgjidhur çështjen e qytetarëve japonezë të rrëmbyer në vitet 1960 dhe 1970.
Një histori që Tokio nuk ka pushuar kurrë së hetuari, pavarësisht se sipas dëshmive të të rrëmbyerve që mundën të ktheheshin në shtëpi, nuk ka të mbijetuar të tjerë.
“Jam i vendosur të përballem personalisht me Kim Jong-un, pa vënë parakushte”, tha Kishida gjatë një takimi në Tokio.
Koreja e Veriut dhe Japonia nënshkruan në vitin 2002 Deklaratën e Phenianit, me të cilën morën përsipër të ndiqnin normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, me rastin e vizitës historike në kryeqytetin e Koresë së Veriut nga Kryeministri japonez Junichiro Koizumi.
Me atë rast, lideri i atëhershëm i Koresë së Veriut Kim Jong-il pranoi rrëmbimin shtetëror të 13 shtetasve japonezë dhe liroi pesë prej tyre muajin e ardhshëm.
Për pjesën tjetër, Pheniani nuk ka dhënë kurrë, sipas Tokios, një shpjegim të pranueshëm, pavarësisht angazhimit të qartë për ta bërë këtë gjatë samitit Japoni- Republika Popullore Demokratike e Koresë në maj 2004.
Kohët e fundit, njëzet vjet pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje historike, Koreja ripohoi se çështja e rrëmbimeve shtetërore të qytetarëve japonezë duhet të konsiderohet e zgjidhur përfundimisht. Tokio pretendon se 17 japonezë nuk u kthyen kurrë në shtëpi dhe vazhdon të hetojë fatin e tyre.
Kush janë “të rrëmbyerit” dhe pse u dërguan në Phenian
Sipas Japonisë, rreth 20 shtetas japonezë u rrëmbyen dhe u dërguan në Korenë e Veriut midis viteve 1960 dhe 1980. Qëllimi ishte që koreano-veriorët t’u mësonin japonezëve që t’i përdornin si “spiunë”. Sipas një raporti të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, 200 mijë njerëz nga vende të ndryshme janë të detyruar të jetojnë në Korenë e Veriut pasi janë rrëmbyer ose zhdukur pasi kanë udhëtuar në vend me qëllim të ndërtimit të një rrjeti ndërkombëtar spiunazhi.
Ndër rastet më të famshme të Japonisë është rrëmbimi i çifteve të fejuar Kaoru Hasuike dhe Yukiko Okudo, të cilët u zhdukën më 31 korrik 1978 në prefekturën Niigata.
Pasi u martuan, ata u kthyen në atdheun e tyre pas Deklaratës së vitit 2002. Falë tyre u mor lajmi për të rrëmbyerën më të re Megumi Yokota , e cila u zhduk në prefekturën Niigata në vitin 1977, në moshën 13-vjeçare. Sjellja e saj në shtëpi ishte një nga qëllimet që ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, i vrarë në një sulm, i kishte vendosur vetes.
Ish-spiuni i Koresë së Veriut Kim Hyon-hui i cili ishte përgjegjës për sulmin me bombë në një avion të Koresë së Jugut në vitin 1987, ku humbën jetën 115 persona, u arrestua nga autoritetet koreano-jugore së fundmi foli për të riun Yokota.
Sipas ish-spiunit, Pheniani “ka vendosur të shpallë të vdekur dhe të mos kthejë askënd që ka dijeni të dobësive dhe sekreteve të brendshme”.



