Ekzekutohet në mes të Palermos ish-bosi i mafies siçiliane “Cosa Nostra”

Ekzekutohet në mes të Palermos ish-bosi i mafies siçiliane “Cosa Nostra”

Një atentat mafioz me armë zjarri ndaj një ish-bosi të mafias italiane ka ndodhur sot në qytetin e Palermos.

Në orët e para të mëngjesit, është ekzekutuar për vdekje Giuseppe Dainotti, 67 vjeç, një nga bosët e organizatës Cosa Nostra i liruar nga burgu në 2014-ën për shkak të uljes së masës së dënimit.

Shtypi italian ka raportuar se Dainotti është qëlluar disa herë me plumba në kokë në mes të rrugës ndërsa ndodhej mbi një biçikletë. Dyshohet se vrasësit e qëlluan nga një motor, i cili më pas është larguar me shpejtësi.

Ai është një nga autorët e vrasjes së 3 policëve më vitin 1983 e megjithë se ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, me anë të një vendimi të veçantë të Gjykatës Kushtetuese mundi ta ulë shkallën e tij të dënimit.

Sipas autoriteteve italiane vrasja e tij është rrjedhë e një lufte mes klaneve mafioze e organizuar nga bosi Giovanni Di Giacomo me të cilin gjatë viteve ’90 viktima bashkëpunonte për të adminstruar trafikun e drogës.

Bosi i mafies Giuseppe Dainotti ishte një nga besnikët e kapo mafies Salvatore Cancemi, i cili është kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane.

“Është shpejt për të bërë hipoteza, por kur ndonjë thotë se mafia nuk ekziston më, ndodh diçka për të konfirmuar se mafia ekziston ende. Vrasja e Dainottit, në mes të Palermos, më 22 maj, mund të ketë shumë kuptime”- tha prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy