Pas deklarates së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri ka reaguar menjehere Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.Ai tha se droga ka mbuluar vendin dhe asnje trafikant nuk eshte nen pranga. Lidhur me raportin e Guardia Di Finanza, Ristani tha se
monitorimi nga ajri tregon se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vetëm 17% të territorit që u vrojtua, është 5 herë më e madhe se një vit më parë.
Vetëm për 17 përqind të territorit 5 herë më shumë drogë se vjet. Po në 83 përqind të territorit që nuk u vrojtua dot? Nuk u vrojtuan dot as brigjet e lumenjve dhe zona të tjera përgjatë akseve kombëtare dhe qendrave urbane, ndonëse janë mbushur me drogë si kurrë më pare – u shpreh ai.
Droga është shtrirë në gjithë vendin dhe ka pushtuar toka edhe pranë akseve kombëtare si në Rinas, apo në zona urbane.
Ristani akuzoi Ramen dhe Tahirin se po mashtrojne shqiptaret me luften kunder droges ndersa ata po pasurohen nga kultivimi i Hashashit qe ka mbulur vendin.
‘Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës dhe Tahirit kanë plasur si tullumbace.
Çdo shqiptar e di se droga ka mbuluar vendin. Por Rama dhe Tahiri, pasi u fshehën dje pas raportit tronditës, dolën dhe rrahën shpatullat e njëri-tjetrit”
Edhe sot, Tahiri tha se:
Janë kultivuar 30 përqind më pak drogë dhe policia ka asgjësuar 98 përqind të sipërfaqes së mbjelle me drogë.
Tahiri tha sot se beteja është e pabarabartë dhe kjo e bëka hero Tahirin që po lufton këtë betejë të pabarabartë.
Betejë e pabarabartë, e pabarabartë me kë? Krimi qenka mbi policinë, krimi qenka superior me shtetin? Si pohon vetë Tahiri, duke pranuar pabarazinë me krimin.
Pikërisht këtë po themi, me forcë çdo ditë që krimi është mbi shtetin, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse krimi është vetë shteti, dhe lufta me shtetin e kriminuar është sigurisht e pabarabartë.
Asnjë trafikant nuk është në pranga – vihoi Ristan. Mbrëmë policia me urdhër të Tahirit fshehu ndalimin e Qefalive me 50 kilogramë kanabis të tharë, dhe vetëm pas denoncimit të PD, u detyrua të japin informacion.
Shqiptarët gjenden përballë një pushteti narkotrafikant tha Ristani I vili I beri thirrje qytetareve te reagojne kunder qeverise se Edi Rames.



