Grupi “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike ndaj faqeve online të institucioneve, nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka nxjerrë në shesh disa të dhëna të shqiptarëve, radha ishte e kartave të identitetit.
Lidhur me këtë, eksperti i IT Besmir Semanaj në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se krahas daljes së të dhënave të ID të kartave dhe pasaportave së fundmi kemi edhe prekje të emaileve të SHISH.
Ai tha se sot është sulmuar dhe faqja zyrtare e SHISH dhe ajo që është më e rëndë është mosreagimi i institucioneve për të bërë transparencë me atë se çfarë po ndodh.
Sipas tij, duhet një sqarim sepse nuk e dimë nëse është hakerim i ri, por është superskandal nëse SHISH i ka besuar AKSH-it të dhënat!

Në pamje të parë nuk është lajm i ri sepse këto informacione dolën që më herët, por mosreagimi i institucioneve dhe nga padia e gazetarëve dhe ekspertëve se nga cilat janë marrë këto të dhëna. Kjo listë u pasua me një listë të dytë ku përfshiheshin numrat e pasaportave pas atyre të kartave dhe teksa prisja në linjë, një tjetër mesazh më erdhi nga numrat e hakerave ku jepet një email i dërguar ndaj një adrese teknike ku kemi të bëjmë me prekje të emaileve të SHISH.
Është një email i SHISH dhe nëse kemi të bëjmë përsëri me AKSHin që hoston emailet e SHISH kjo është shumë e rëndë se nuk mund të ruajë dhe mbajë emailet e SHISH në një organizmë siç është AKSHi që varet direkt nga qeveria. Të gjitha të dhënat që kanë dalë, AKSHI dhe e-albania janë të hakeruara zyrtarisht, por nëse AKSHi ka një informacion dhe gamë kaq të madhe duke përfshirë dhe emailet e SHISH i bie që AKSHI është shtet mbi shtetin.
Ne duhet ta kemi të qartë se çfarë po ndodh, se dimë nëse është një hakerim i ri apo jo, pra dikush duhet të dalë të na tregojë se çfarë është prekur dhe çfarë është marrë për të kuptuar dhe ne se sa të rrezikuar janë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare, por dhe partnerët sepse nëse do kishim hakerim të SHISH kjo do ishte një skandal i madh sepse këtu përfshihet të dhënat zyrtare ku preken dhe partnerët tanë dhe të bënë çudi që asgjë nuk sqarohet.
Më tej ai shtoi se institucionet duhet ti tregojnë qytetarëve të vërtetën dhe ti ndërgjegjësojnë dhe trajnojnë se si duhet të veprojnë tani e tutje sepse çdo gjë tonën personale ne e kemi online dhe të aksesueshme për të gjithë.
Një rast i ngjashëm ndodhi në Australi ku një institucioni iu hakeruan të dhënat dhe ajo që ofroi shteti ishte ndryshimi i mjeteve të identitetit që u prekën dhe pse sasia nuk ishte kaq e madhe dhe e detajuar sa qytetarët shqiptarë përsëri ju ofrua ndryshimi i dokumenteve.
Kopjimi i identitetit përbën rrezikshmëri për qytetarët sepse mund të përdoret për kryerjen e veprimtarive të paligjshme si kriptovaluta, bastet online, llogaritë bankare dhe tani po flasim për sasi të lartë të dhënash, po flasim dhe për qytetarë që nuk ja kanë as idenë më të vogël dhe se kanë idenë as si të mbrohen ndaj këtyre rreziqeve, por të paktën duhet të flasin institucionet dhe të pranojnë këtë që po ndodh.
Nga lista shihet dhe vendlindja e qytetarëve pra dhe po të shohësh me vëmendje janë shqiptarë të lindur jashtë vendit.
Semanaj theksoi se një tjetër gjë e çuditshme është se kohët e fundit ky grupim hakerash po poston me një intensitet të lartë dhe se emaili i fundit që doli tani ka të bëjë me emailin e SHISH dhe kjo sipas tij është shqetësuese.
Duhet patjetër një reagim i institucioneve sepse nëse kjo është e vërtetë është e rëndë sepse preken dhe partnerët. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë thjeshtë po luajmë rolin e strucit po fshehim kokën por duhet të ketë minimalisht transparencë. Mirë që po na sulmojnë iranianët dhe po na nxjerrin të dhënat, por këto institucione nuk reagojnë dhe përsëri kemi mungesë informacioni.
Institucionet shtetërore shqiptare duan të fshehin diçka, arsyen se kuptoj, por minimalja duhet të ketë transparencë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Hakerimi ka ndodhur informacionet janë marrë por duhet reagimi për të kuptuar qartë se çfarë është marrë.
Institucionet shqiptare po punojnë, dhe kanë bërë përmirësime, por dueht të kuptojmë nëse ky email i fundit me printscren është i vërtetë apo është nga hakerat dhe kemi të bëjmë me hakerimin e AKSHit apo është hakeruar SHISH, që nëse ëshët e vërtetë do ishte për mua super skandal që një institucion si shish ti besoj të dhënat AKSHit sepse i bie që çdo gjë kontrollohet nga qeveria. Këto gjëra cenojnë sigurinë kombëtare dhe prandaj na duhet tashmë një informacion me i detajuar dhe i saktë. Duhet të dimë se çfarë ka ndodhur dhe deri ku shkon kjo.



