Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton do vizitojë Shqipërinë me 4 korrik. Kjo datë shënon ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001. Në vitin 1999 Clinton, asokohe në detyrë në Shtëpinë e Bardhë ishte një ndër personat vendimtarë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Vlen për t'u përmendur që Shqipëria është vizituar vetëm nga një President amerikan në detyrë, George W. Bush në vitin 2007.



