Mesazhi i Trumpit, indiferenca ndaj Pelosit dhe grisja e fjalimit (VIDEO)

Mesazhi i Trumpit, indiferenca ndaj Pelosit dhe grisja e fjalimit (VIDEO)

Mesazhi i përvitshëm në Kongres i Presidentit Trump, i fundit për këtë mandat, nisi me një “incident”.

Trump iu shmang dorës së zgjatur të drejtueses së Dhomës së Ulët të Parlamentit, Nensi Pelosi.

Para një Kongresi të ndarë, dy muaj pasi Dhoma e Përfaqësuesve prezantoi nismën për shkarkimin, Trump e vuri theksin te fuqia ekonomike dhe ushtarake e Amerikës.

Jam i lumtur t’u them se ekonomia jonë është në nivelin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë. Ushtria jonë është rindërtuar nga e para, me një fuqi të pakrahasueshme nga askush në botë. Për të gjitha këto arsye, u them njerëzve se të këtij vendi se shteti është më i fortë se kurrë më parë”, tha ai.

Kujdesi shëndetësor, papunësia, arsimi u përmendën në mesazhin e Trump-it, por theksi u vu te marrëdhëniet ndërkombëtare.

"Ditët e turpërimit nga kombet e tjera i kemi lënë pas krahëve", tha ai.

I ftuari special i presidentit në sallë ishte Huan Guaido, që SHBA e njeh si president të ligjshëm të Venezuelës. Kjo gjeti mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve. Por palët u ndanë në qëndrimin e Trump-it për emigracionin.

Fatkeqësisht ka shumë qytete në Amerikë, ku politikanë radikalë kanë zgjedhur të strehojnë të huaj të kriminelë”, tha ai.

Pas një fjalimi plot tension, Trump u përpoq ta mbyllte me nota optimiste. Por drejtuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve e shfaqi në mënyrë demonstrative atë që mendon për fjalimin e presidentit.   

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy