Përmbytjet në bujqësi/ Panariti: Problem 30 vjeçar. Sistemi i vaditjes është i shkatërruar, nuk funksionon tërheqja e ujit (VIDEO)

Përmbytjet në bujqësi/ Panariti: Problem 30 vjeçar. Sistemi i vaditjes është i shkatërruar, nuk funksionon tërheqja e ujit (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit, dëmet në tokat bujqësore janë të konsiderueshme dhe, sipas bilanceve paraprake, situata përsëritet sa herë bie shi.

I ftuar në “MCN Live”, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se problemi nuk është i ri, por një çështje e mbartur prej 30 vitesh, e cila lidhet drejtpërdrejt me shkatërrimin e sistemit të vaditjes dhe kullimit.

Ky është një shqetësim 30-vjeçar. Që nga vitet ’90 është bërë problem i përvitshëm. 

Nuk kemi një sistem të funksionueshëm të vaditjes dhe të kullimit, sepse ai është dëmtuar dhe ndryshuar padrejtësisht. 

Sistemi i dikurshëm ishte një strukturë e unifikuar, e përbërë nga bazenet, hidrovoret, kanalet e para, të dyta dhe të treta, të cilat funksiononin si një rrjet i vetëm.

 Sot ky zinxir është i shkëputur dhe nuk arrin të përballojë prurjet.

Nuk është vetëm problemi që përmbytemi, ujërat mund të dalin edhe në vende të tjera kur ka reshje të mëdha. Problemi ynë është se ujërat nuk tërhiqen. 

Në Kosovë dhe Maqedoni ka përmbytje por uji largohet, sepse sistemi i drenazhimit funksionon. 

Panariti kritikoi edhe mungesën e investimeve të bashkive për pastrimin e kanaleve ujitëse. 

Kryetarët e bashkive e kanë në agjendë, por prioritetet shpesh fokusohen tek pedonalet apo ndriçimi. 

Kanaleve nuk u kushtohet vëmendja e nevojshme dhe fondet shkojnë diku tjetër.

Kur bllokohen grykat e kanaleve të treta, hidrovoret nuk mund të tërheqin ujin. 

Është e nevojshme që kanalet të inspektohen me kamera, dhe në momentin që konstatohet bllokim, të ndërhyhet menjëherë për zhbllokim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy