
Kanë nisur ditën e sotme negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku i mandatuari i mazhorancës Taulant Balla do të takohet me përfaqësuesit e opozitës.
Takimi i parë mes Ballës në Kryesinë e Kuvendit, nisi rreth orës 09.00 me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën, ndërsa në orën 10.00 është parashikuar takimi me Fatmir Mediun.
Ndërkohë në orën 11.00, ishte parashikuar që Taulant Balla të takohej me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili e ka mohuar diçka të tillë.
Ndër të tjera mësohet se nuk do të ketë negociata me Luçiano Boçin, të mandatuarin e Sali Berishës për këtë çështje, duke mos njohur Komisionin e Rithemelimit.
Këto negociata vijnë teksa në 16 maj në ora 17.00 është parashikuar të mbahet raundi i parë i votimeve për Presidentin.
Sakaq deri më 15 maj në ora 16.00 është afati fundor për dorëzimin e propozimeve nga ana e deputetëve, para votimit në raundin e parë.



