
Përfaqësues të Partisë së Lirisë janë mbledhur paraditen e kësaj të mërkure para bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë burgosjen e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Me pankartat “Bashkia e krimit”, “Në burg drejtorët dhe Veliaj!”, “Erion Veliaj = inceneratori i Tiranës”, Endrit Brahimllari, Silva Caka, Tedi Blushi si dhe përfaqësues të tjerë thanë për mediat se qytetarët vazhdojnë të vidhen nga Veliaj dhe mafia e inceneratorëve.
"Në emër të PL për të denoncuar një fakt që ne jemi krenarë që e kemi denoncuar të parët dhe ka të bëjë me faktin që Veliaj është ideatori, zbatuesi dhe përfituesi direkt i miliona eurove që gjeneron inceneratori inekzistues dhe nën sekuestro i Tiranës.
Qytetarët vazhdojnë të vidhen nga Veliaj dhe e gjithë mafia e inceneratorëve", tha Blushi për mediat.
Në tjetër përfaqësuese e PL tha për mediat se po intimidohen dhe shantazhohen njerëzit në institucionet shtetërore dhe private.
Jemi mësuar si funksionon Veliaj dhe e gjithë klasa e tij politike. Ne jemi njerëz që kemi fakte dhe punojmë me fakte. Nuk kemi frikë as nga shantazhimi, as nga intimidimi sikurse këta janë mësuar të bëjnë edhe në zyrat shtetërore dhe kanë kaluar përtej, indimidojnë njerëz dhe në institucione private.
Ne nuk tërhiqemi është vetëm fillimi i një hetimi që ka shumë gjëra përpara. I ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin me vëmendje se do shohin si gënjejnë qytetarët.



