
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku 29-vjeçari Demokrat Medinaj ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Irvana Medinaj. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, në banesën e çiftit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autori.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë(thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



