Arrestime në Bankers Petroleum/ Lala: Prokuroria të hetojë për këtë kontratë edhe njerëzit e  politikës që nga viti 2004

Arrestime në Bankers Petroleum/ Lala: Prokuroria të hetojë për këtë kontratë edhe njerëzit e  politikës që nga viti 2004

Prokuroria e Fierit njoftoi sot se ka lëshuar 14 masa sigurie ndaj drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale, që lidhen me një periudhë aktiviteti 20-vjeçare në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e quajti këtë çështje një rast tipik që duhet të ishte marrë në dorë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke theksuar se nuk mund të hetohen vetëm drejtuesit e kompanisë, por edhe njerëzit e politikës që kanë firmosur dhe mbështetur këtë kontratë që nga viti 2004.

Edhe pse Prokuroria nuk ka specifikuar një shumë të saktë dëmi, rezulton nga hetimet paraprake se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm në miliona euro. Por për një rast kaq të rëndë dhe me ndikim të madh ekonomik, do të ishte krejt normale që SPAK të merrte drejtimin e hetimit. 

Kompania “Bankers Petroleum” dhe shteti shqiptar janë përballur edhe më herët në arbitrazh, dhe për të kuptuar përmasat e vërteta të abuzimit me burimet natyrore, duhet transparencë e plotë dhe hetim i gjithanshëm.

Unë kam arritur të kem akses në disa faqe të vendimit të arbitrazhit, i cili është mbi 100 faqe. 

Aty shfaqen shumë çështje që duhen hetuar më thellë, si është lidhur kontrata, si është mbajtur në këmbë për kaq vite, dhe si kanë vepruar të gjitha qeveritë me këtë marrëveshje. 

Lala paralajmëroi se, përveç hetimeve aktuale, mund të ketë edhe përballje të reja në arbitrazh ndërkombëtar, nëse faktohen shkelje serioze.

Nuk mund të veprohet me urdhër-arreste vetëm pas 20 vitesh aktivitet. Pse tani? 

Prokuroria duhet të përgjigjet. Dhe mbi të gjitha – nuk duhet të mbetet vetëm te drejtuesit e kompanisë. Duhet hetuar edhe politika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy