Abazi denoncohet për prishjen e kateve pa leje (VIDEO)

Abazi denoncohet për prishjen e kateve pa leje (VIDEO)

Ky është një prej hoteleve të ndërtuara nga deputeti socialist Sadri Abazi në zonën  e plazhit në Durrës. Partia Demokratike pretendon se nga ndërtesa janë prishur dy kate pa leje me urdhër të vetë deputetit socialist të Durrësit. Ish-kryeministri Berisha e shoqëron denoncimin me një foto të Sadri Abazit duke vëzhguar punimet në hotel.

Pamjet e siguruara nga "Tema Tv" tregojnë se dy shkallët e ndërtesës nuk kanë të njëjtat kate. Shkalla në krahun e majtë është me 11 kate, ndërsa ajo në krahun e djathtë me 10 kate. 

Ndryshimi është i dukshëm edhe në pjesët e sipërme të ndërtesës, ku në njërën shkallë pjesa fundore i ngjan një muri të papërfunduar ose të shembur. Ndërsa ballkonet qëndrojnë në ajër në pjesën ballore të fasadës. Në ndërtesë ka punëtorë që vijojnë të kryejnë ende punime në disa fasada anësore. Pasi shohin grupin e xhirimit ata mundohen t’i shmangen kamerës.

I kontaktuar me telefon nga "Tema TV", deputeti socialist mohoi të ketë ndërtuar pa leje apo të ketë shembur kate shtesë duke thënë se struktura e pjesës së sipërme është pasojë e dëmeve nga tërmeti.

“Ajo është pjesë e parapetit që është rrëzuar nga shkundjet që ka bërë nga tërmeti pra, një gjë e vogël fare është. E përfunduar këtu e 7 vjet përpara, vazhdon godina të jetë siç ka qenë pse do prishet. Të njëjtat kate që ka patur të njëjtat kate ka. Objekti është marrë në dorëzim, është hipotekuar këtu e 7 vjet përpara. Aq sa ka qenë leja aq është ndërtuar.”

Abazi thotë se ka ndërtuar konform lejes dhe se gjithçka është e orkestruar politikisht.

Me telefon Sadri Abazi: “Nuk ka shanse më të shtosh atje vetë. Po desha me shtu unë marr leje atje, pse do shtoj pa leje. Prona është e imja, mund të bëj shtesë në se e lejojnë kondicionet urbanistike.”

Tema TV kërkoi një koment edhe nga ministri i ngarkuar nga qeveria për dëmet e tërmetit, Bledi Çuçi nëse kishte dijeni për këtë rast, por nuk mori një përgjigje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy