
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar çështjen e ndarjes së Kosovës duke u shprehur se SHBA-ja mbështet një marrëveshje pa kushte dhe në pajtim me qytetarët.
Ndërkaq, ai e cilëson çështjen e ndarjes së Kosovës si histori të së shkuarës. Ambasadori Philip Kosnett e tha prerazi se Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufijve, apo siç e kanë quajtur disa ndarje, duke theksuar edhe një herë tjetër qëndrimin që ka Amerika në lidhje me çështjen e Kosovës.
”Pozicioni i SHBA-së është që qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë, duhet të negociojnë pa kushte. Duhet të jenë të lira dhe të bisedojnë. Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufjive, apo siç e kanë quajtur disa ndarje”, deklaron ambasadori Kosnett.
Në fjalën e tij, ambasadori Kosnett theksoi se marrëveshja mes dy shteteve nuk duhet të jetë e pranueshme veç për politikanët, por edhe për qytetarët.



