Nëse kalon në stomak çamçakëzin, atij i duhen 7 vjet për t’u tretur. Kjo thënie e vjetër përdoret shpesh për të paralajmëruar fëmijët.
Po a mund ta tresë stomaku çamçakëzin? Faktikisht një pjesë e tij nuk mund të tretet në stomak.
Por njësoj si me një kategori ushqimesh (si p.sh. kokrrat e misrit) ose objekte që kalojnë aksidentalisht në rrugët e ushqimit, edhe ajo që mbetet nga çamçakëzi del jashtë nëpërmjet zorrëve.
Zakonisht, i duhet jo më shumë se dy ditë për të bërë “udhëtimin” e tij në sistemin tretës.



