"Spitalet italiane po bëjnë një punë të shkëlqyer. Kemi parë sot me sytë tanë, çiftin kinez të cilët janë shëruar. Jemi shumë të lumtur."
Kështu është shprehur një nga mjekët e mbërritur nga Shangai në Romë për të dhënë kontributin e tij në Itali.
"E rëndësishme është që rastet pozitive të gjenden në kohë dhe ndihma t'i jepet sa më parë të jetë e mundur", ka shtuar më tej ai.
Grupi i mjekëve të mbërritur nga Kina ka ndarë sot eksperiencën e tyre dhe gjithashtu ka nisur të japë kontributin në spitalin e Romës./Ansa.it



