Efektet e karantinës te të moshuarit

Efektet e karantinës te të moshuarit

Karantina ul mundësinë për për tu përfshirë në aktivitete fizike, sociale dhe kulturore, ndryshon dietën dhe rrit ndjeshëm kohën pasive pasi jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi.


Këto janë sjellje që vendosin shëndetin e të moshuarve në rrezik, deri në pikën që ata mund të pësojnë dëmtime të lehta në tru, ose dëmtim i lehtë njohës.

Kjo lloj rutine e re tek njerëzit dhe sidomos tek të moshuarit rrit mundësinë e zhvillimit të demencës ose formave të përafërta me të.

Rezultate këto të nxjerra nga një studim i laboratorit Laserc (Epidemiologji dhe Kërkime Klinike), i koordinuar nga psikologia Simona Di Santo, si pjesë e aktivitetit kërkimor në neuroshkencë dhe neurorehabilitim të Fondacionit Santa Lucia Irccs në Romë, botuar në Frontiers in Psychiatry.

Nga 128 persona mbi 60 vjeç që morën pjesë në studim, u vërejt se mbyllja në shtëpi solli  ndryshime të rëndësishme në stilin e jetës.

1 në 3 persona ulën nivelet e aktivitetit fizik dhe 70% raportuan një rritje të aktivitetit pasiv, ose të të qëndruarit ulur.

1 në 3 të moshuar raportuan kryesisht se nuk ushqeheshin aq shëndetshëm sa me pare, duke ndryshuar dietën e tyre dhe 35% raportuan shtim në peshë.

Në përgjithësi, shumica e të intervistuarve raportuan praninë e disa simptomave të shqetësimit mendor dhe nga shqyrtimi diagnostik u zbulua se 1 në 5 pjesëmarrës ishin të prekur nga depresioni.

I njëjti numër  pjesmarrësisht në këtë  studim rezultuan me simptoma ankthi.

"Të dhënat tona tregojnë se karantina ka sjellë ndryshime në stilin e jetës që janë potencialisht të dëmshme për shëndetin njohës dhe mendor, me efekte të mundshme afatgjata", komenton Di Santo.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy