Nikoll Camaj, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ndërkombëtarëve nuk i shkon ndërmend të lejojnë shpërndarjen.
Nuk besoj se i shkon dikujt në favor, sidomos ndërkombëtarëve, NATO-s, SHBA që ishin ndërmjetësuese për zgjidhjen e këtyre çështjeve, nuk besoj se i shkon ndërmend që të lejojnë shpërndarjen në baza etnike. Do të kishte pasoja për përtej Bosnjës. Kemi dhe shtete të tjera në Europë. Ai është realiteti evropian që të jemi të gërshetuar.
Për luftë nuk besoj se ka gatishmëri. Çmimi i luftës në ‘90 ka qenë i lartë.
Duke vijuar Camaj tha se është i bindur që Mali i Zi do të anëtarësohet në BE brenda 2028.
Jam mëse i bindur që Mali i Zi do të jetë shteti i parë që do të anëtarësohet. Shpresoj që kjo do të ndodhë deri në vitin 2028. Ajo se çfarë po bën dhe Parlamenti ku jam përgjegjës, është votimi i të gjitha ligjeve që kërkohen nga BE-ja. Të përgatisim që deri në fund të këtij viti t’i mbyllim të gjithë procedurat. Kemi pakënaqësi nga kroatët. Deri pak kohësh kishim pakënaqësi nga Franca të bindur që ishim të ndikuar drejtpërdrejt nga Beogradi, por kanë ndryshuar mendim. Nuk do të ketë veto askush për ta ndaluar procedurë.



