
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një valë të re sanksionesh që synojnë gjeneralët që kryejnë mizori në vijën e parë, ashtu edhe individët dhe bizneset që mbështesin ushtrinë e Putinit. Këtë deklaratë e tha ditën e sotme zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Britania e Bashkuar është e palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në mbajtjen e përgjegjësisë ndaj Putinit dhe regjimit të tij. Vala e re e sotme e sanksioneve godet gjeneralët dhe kompanitë që kanë gjak në duart e tyre.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po vendos sanksione ndaj individëve të mëposhtëm në përgjigje të luftës së vazhdueshme të agresionit në Ukrainë:
Nënkolonel Azatbek Omurbekov, oficer komandues në ushtrinë ruse
Gjeneral Kolonel Andrey Serdyukov, komandant i forcave ajrore
Gjeneral Major Valery Flyustikov, komandant i Forcave të Operacioneve Speciale Ruse
Koloneli Gjeneral Nikolay Bogdanovsky, zëvendës shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse



