Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec/ Gjykata e Korçës lë në burg Denis Meçen

Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec/ Gjykata e Korçës lë në burg Denis Meçen

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçe si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës.

Për tre të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce ka vendosur detyrim paraqitje.

Ka qenë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Mece si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Mece ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tille duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".  

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja nga pakujdesia" parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi i krimit" parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi i krimit" parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi i krimit" parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Denis Meçe akuzohet për vrasjen me dashje vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42 vjeçarin Egli Proga.

Ngjarja e ndodhur fillimisht nga policia u raportua si aksidentale por më pas policia arrestoi Denis Meçen si autor të dhunës dhe tre persona të tjerë si persona që kanë penguar zbulimin e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy