
Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka shpallur luftë medias, pasi ka ndaluar për një kohë të pacaktuar Associated Press të hyjë në Zyrën Ovale dhe Air Force One.
Ky vendim i Trump vjen pasi agjencia e lajmeve Associated Press refuzoi të emërtonte Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës.
Trump tha muajin e kaluar se qeveria amerikane do të riemërtojë këtë pjesë si “Gjiri i Amerikës”, një ndryshimi i cili ka hyrë në fuqi në agjencitë qeveritare.
Por vendet e tjera nuk e njohin emrin e ri dhe Associated Press duke qenë së është një media që ka ndjekës në mbarë botën, ende i referohet Gjiri i Meksikës.
Në një deklaratë në platfomën X, zëvendës shefi i shtabit në Shtëpinë e Bardhë Taylor Budowich vuri në dukje mosmarrëveshjen e Gjirit, duke thënë se “Vendimi i Associated Press nuk është vetëm përçarës, por ai gjithashtu ekspozon angazhimin e AP ndaj keqinformimit".



