Hakeri shqiptar që ndihmoi ISIS-in dënohet me 20 vjet burg

Hakeri shqiptar që ndihmoi ISIS-in dënohet me 20 vjet burg

Një shtetas i Kosovës i akuzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në disa serverë dhe i ka dhënë grupit Shteti Islamik informacione për mbi 1 mijë anëtarë të shërbimeve amerikane, u dënua të premten me 20 vjet heqje lirie.

 

Ardit Ferizi, 20 vjeçar nga Kosova, që ishte arrestuar në shtator të vitit 2015 në Malajzi, u shpall fajtor dhe u dënua në një gjykatë federale në Alexandria.

 

Në janar të këtij viti ai u akuzua për ndërhyrje në serverë dhe për terrorizëm, e para akuze e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

 

Prokurorët federal thanë se Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar "Th3Dir3ctorY" dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si “The Kosova Hacker's Security”.

 

Ata thanë se ai ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të një kompanie amerikane duke vjedhur informacionet personale të 1 mijë e 351 pjesëtarëve ushtrisë amerikane dhe punonjësve federal, duke ua kaluar informacionet terroristëve.

 

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një pjesëtar i Shtetit Islamik me emrin Junaid Hussain, postoi në rrjetin social twitter një mesazh që përmbante në vete një lidhje me një dokument më të gjatë. Në dokument thuhet se “ne jemi në postat tuaja elektronike dhe sistemet kompjuterike, duke parë dhe duke regjistruar çdo lëvizje tuajën. I kemi emrat dhe adresat tuaja... Ne po nxjerrim të dhënat tuaja të besueshme dhe po ua japim informacionet ushtarëve të Kalifatit, të cilët së shpejti me lejen e Allahut do të godasin kokat tuaja në tokat tuaja”.

 

Në pjesën tjetër të dokumentit janë radhitur emrat, adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonave të pjesëtarëve të personelit amerikan.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin maksimal me 25 vjet heqje lirie për Ferizin. Avokatët mbrojtës thanë se Ferizi nuk synonte dëmtimin e askujt dhe kishin kërkuar dënimin e tij me gjashtë vjet heqje lirie.

 

Në muajin qershor ai kishte pranuar fajësinë në gjykatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy