Rama: Ka 27 mijë vende të lira pune, por duhen zanatçinj, jo juristë me diploma “Kristali”

Rama: Ka 27 mijë vende të lira pune, por duhen zanatçinj, jo juristë me diploma “Kristali”

Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Rama tha se në zyrat e punës në vend janë 27 mijë vende të lira. Rama tha se këto vende të lira kërkojnë profesionistë dhe jo jurist me diploma “Kristali”, ndaj kjo është arsyeja kryesor e stimulimit të arsimit professional nga ana e qeverisë.  

“Numri i bizneseve aktive në QKR është 197 mijë, 54 mijë më shumë sa latë ju. Punonjës të regjistruar janë aktualisht mbi 1 milion, në shtator 2013 ishin 873 mijë punonjës.

 “Merrni rrugën nga Zogu i Zi deri në Durrës po gjetët një ku nuk ka një vend të lirë pune. Çoni ata të rinjtë revolucionarë ta tregojnë të vërtetën. Ka ndonjë derë ku sipërmarrësi të thotë s’ka vend punë. Ka minimuni 1 me 50 – 60 vende pune.

Po me çfarë do mbushen? Ata nuk kërkojnë juristë me diploma Kristali e pellushë, por duan zanatçinj. Do vazhdojmë të stimulojmë sipërmarrjen dhe arsimin profesional”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy