Xhadat/ Dështon nisma e Ramës për hapësirat publike

Xhadat/ Dështon nisma e Ramës për hapësirat publike

Aksioni i nisur në verën e vitit 2025 për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin u prezantua si një ndërhyrje e madhe për të rikthyer hapësirat e përbashkëta tek qytetarët. Megjithatë, disa muaj më vonë, në zona të ndryshme të Tiranës, mbetjet e ndërtimeve të prishura dhe rikthimi i parkimeve private kanë ngritur pikëpyetje mbi zbatimin dhe efektivitetin e këtij aksioni. Në korrik të vitit 2025, qeveria shqiptare shpalli aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri zhvilloi inspektime dhe publikoi video nga disa qytete të vendit, përfshirë Thethin dhe Tiranën, duke e paraqitur operacionin si një hap të domosdoshëm për të rikthyer rendin urban.

 

 Aksioni u shoqërua me një fushatë të gjerë komunikimi në rrjetet sociale, ku kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, publikuan vazhdimisht pamje nga prishjet dhe lirimi i hapësirave. Pavarësisht ndërhyrjeve, në disa zona të Tiranës, si te Pallati me Shigjeta, mbetjet e objekteve të prishura qëndruan për javë të tëra. Pamjet e filmuara më 4 dhe 19 shkurt 2026 nga Xhadat  tregojnë inerte të grumbulluara poshtë pallateve, duke krijuar shqetësime për banorët dhe duke bllokuar hapësirat e përbashkëta. 

 

Një tjetër rast është ai pranë shkollës Petro Nini Luarasi, ku u shkatërrua një parkim privat i ndodhur mes pallateve, pasi u konsiderua hapësirë publike. Banorët e zonës tregojnë se, pas prishjes së parkimit, inertet qëndruan për një kohë të gjatë pa u larguar, duke e lënë hapësirën të papërdorshme. Në reagimet e tij publike, kryeministri Rama sqaroi se:hapësira publike nuk është domosdoshmërisht pronë shtetërore, ajo mund të jetë edhe pronë private e pashfrytëzuar, por kjo nuk i jep të drejtë pronarit ta rrethojë apo ta përdorë për përfitime financiare, si vendosja e traut për parkim me pagesë. 

 

Megjithatë, disa muaj pas aksionit, në të njëjtin vend pranë Petro Ninit, hapësira është rikthyer sërish në parkim. Automjetet janë të parkuara në zonën që më parë u prish si pjesë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Xhadat pyeten dhespecialistin e bashkisë, Artan Senka, i cili iu tha gazetarëve se çdo kërkesë duhet të dërgohet me email dhe e pajisi ekipin me adresën zyrtare të institucionit: info@tirana.al

 

Sipas tij, komunikimi duhej të bëhej vetëm në mënyrë zyrtare dhe nuk lejohej hyrja në ambientet e brendshme pa autorizim. Kërkesa për informacion u dërgua më 27 janar 2026, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga Bashkia e Tiranës për emisionin Xhadat. Zëdhënësi për mediat, i kontaktuar disa herë nga gazetari Ersid Karaj, nuk ktheu përgjigje fillimisht. Vetëm pas disa minutash ai dërgoi një mesazh duke kërkuar ndjesë për vonesën dhe duke premtuar se kërkesa do të shqyrtohej së shpejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy