Pr.ligji/ Pano: Termi “barazi gjinore”, kalë troje për futjen e ideologjisë woke-iste në kurrikula (VIDEO)

Pr.ligji/ Pano: Termi “barazi gjinore”, kalë troje për futjen e ideologjisë woke-iste në kurrikula (VIDEO)

Johnathan Pano nga Koalicioni pro Familjes duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV theksoi se termi “barazi gjinore” në pr.ligjin e ri është vetëm një kalë troje për të futur ideologjinë woke-iste në kurrikulat e shkollës. 

 

Sipas Panos “kjo marrëzi tenton të shkatërrojë themelet e familjes shqiptare”. Ai paralajmëroi se do të ketë protesta kombëtare dhe do të bëhet një kërkesë për referendum. 

Ne presim një mobilizim kombëtar për një çështje që na shqetëson dhe intereson të gjithëve, kjo është familja. Kemi analizuar pr.ligjin me kujdes, ky është drafti i tretë që ka po të njëjtat probleme si drafti i parë. Termi barazi gjinore është vetëm një kalë troje për të futur gjithë ideologjinë woke-iste brenda kurrikulave dhe sistemit shqiptar. 

 

Kemi nevojë t’i themi njëherë e mirë jo kësaj marrëzie që tenton të shkatërrojë themelet e familjes shqiptare. Problemi në Shqipëri është që krijohet një ngërç ligjor. Ligji i gjendjes civile në 2009 nuk përcakton çfarë është gjinia, sepse është marrë diçka e natyrshme. Pra gjinia është e barabartë me seksin. Zoti na ka krijuar mashkull dhe femër. Kemi nenin 33 ku parashikohet përfshirja e edukimit gjinor në kurrikula nga kopshti deri në gjimnaz.

 

Do krijohet në Këshill Kombëtar, ku do të jetë Komisioneri kundër Diskriminimit, që na ka rezultuar komisioner për diskriminimin,  Avokati i Popullit, AMA dhe 5 OJF. Një gjë kritike është gjuha me ndjeshmëri gjinore. Ashtu siç babai im ka pasur 3 çështje gjyqësore, tanimë nëse një klerik do të flasë në kishë dhe xhami, për të folur si zoti na ka krijuar, nëse dikush ndihet i diskriminuar, do paguajë gjobë. Akoma më e vështira është barra e provës. 

 

E kanë përcaktuar gjininë si konstrukt social, e heq nga binarët e biologjisë. Një burrë mund të regjistrohet në gjendjen civile si grua, të martohet me një burrë tjetër dhe të birësojë fëmijë. Është mashtrim që ky pr.ligj është kërkesë nga BE. Nga 27 vende të BE, vetëm tre vende njohin gjini përtej binarëve. E majta ka shkuar aq ekstrem, saqë të mbrosh ato parime dhe tradita natyrale që ne i kemi të trashëguara me breza, tashme etiketohemi si ekstremistë të djathtë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy