Prej 11 vjetësh Dallëndyshe Bendo nga qyteti i Beratit, rend dyerve të institucioneve për prishjen e ndërtimit pa lejë të bërë mbi banesën e saj, ndërtim ky që e ka lënë pa strehë. Banesa e saj ka dalë e pabanueshme për shkak të dëmtimeve që ka sjellë ndërtimi i një kati pa leje mbi banesën e saj nga ana e të kunatit. Bendo tregon se pas inspektimit, Instituti i Ndërtimit ka konstatuar dëmtime serioze të shtëpisë dhe ka dalë me rekomandim për prishjen e objektit pa leje. Sipas saj IMT Bashkia Berat nuk ka ndërhyrë në kohë për prishjen e ndërtimit pa leje, ç`ka ka bërë që banesa e saj të pësojë dëme serioze. Brenda banesës shihet deformim i tavanëve ,çarje muresh , lagështirë.
Ndonëse banesa e zonjës Bendo është shpallur e pabanueshme, nga Instituti i Ndërtimit në vitin 2019, objekti pa leje, ndërtuar mbi shtëpinë e sa u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Berat në vitin 2022. Por disa muaj pas prishjes zonja Bendo denoncon faktin e prishja nuk ka përfunduar dhe inertet e mbetura nga ajo pjesë që është prishur janë lenë mbi banesën e saj, duke vazhduar ta dëmtojnë atë.
Xhadat u interesua pranë IMT Berat lidhur me këtë problem. Gëzim Hoxha drejtor i IMT u shpreh janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore, është realizuar prishja e objektit pa leje dhe po vazhdon puna për pastrimin e inerteve. Por, me këmbënguljen e gazetares, situata u pa edhe në terren.
Në vend drejtori i IMT vazhdoi të këmbëngulte se prishja ka përfunduar ndërsa vonesën në heqjen e inerteve ja faturoi Drejtorisë së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Berat.
Për këtë arsye Xhadat bisedoi në telefon edhe me drejtorin e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Berat i cili pranoi vonesat, por u justifikua me terrenin e vështirë në të cilin ndodhet banesa ku nuk hyjnë mjetet e pastrimit.
Pas denoncimit te “Xhadat” zonja Bendo ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Inpektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në përgjigje ky institrucion i thotë se ka dërguar për inspektim një grup pune i cili ashtu si dhe Xhadat ka konstatuar masiv inertesh të pahequra, nje pjesë mur mbajtës në kufi të soletës si dhe pllaka shtrimi të pahequra mbi soletë. Për këtë IKMT i ka kërkuar IMT Berat marrjen e masave brenda 30 ditësh nga data 3 maj. Pavarësisht këtij urdhri situata vazhdon të mbetet njësoj.



