Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë dje pasdite. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga vajza e saj, ndërsa më pas edhe policia konfirmoi ngjarjen e rëndë.
Sipas policisë, gazetarja ka rene nga kati i katert i baneses.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.
Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia. Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



