Vlorë/ Asgjësohen 143 bimë kanabis, policia: Mbinë vetë

Vlorë/ Asgjësohen 143 bimë kanabis, policia: Mbinë vetë

Policia ka asgjëshuar 143 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Vlorë. Bimët u konstatuan të mbjella në dy parcela në fshatin Poro dhe në vendin e quajtur Përroi i Kaminave. Sipas njoftimit të policisë, në njërën prej parcelave dyshohet se bimët kanë mbirë vetë. 

Njoftimi i policisë

- Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur "Vërri e Poros", fshati Poro (pronë publike).

- Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur "Përroi i Kaminave", u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy