Imeri: Në Kuran ka drejtësi gjinore, politikanët tanë kanë ndrojtje ndaj show-ve

Imeri: Në Kuran ka drejtësi gjinore, politikanët tanë kanë ndrojtje ndaj show-ve

Moderatori i programit kosovar “Kojshia's show” Sadri Imeri, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se në Kuran ka drejtësi gjinore.

Nuk e thotë në atë aspekt (që gruaja është poshtë burrit). Ua kam bërë pyetjen hoxhallarëve përse nuk ka pasur një grua profete dhe më kanë dhënë mendimet që duhet të lindë fëmijë, është me të përmuajshme. Por besoj që në Islam ka drejtësi gjinore, jo barazi, por drejtësi gjinore. Hoxhallarët e mirë na kanë thënë që në xhenet na pret gruaja jonë”.

Imeri tha se politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë ndrotjtje që të marrin pjesë në emisione të formatit "show".

Në Kosovë ka humor shumë, në Parlament sidomos. Albin Kurti s’më ka ardhur në emision. Mendoj që s’i jep hapësirë shumë show-ve në Kosovë sepse merret me tema politike. Ka njëfarë ndrojtje të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri që të marrin pjesë në show. Kanë dëshirë ta ruajnë paprekshmërinë e tyre. Politikanët kanë dëshirë ta shohin skaletën përpara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy