Albanian Files/ Koja: Skemë piramidale. Caca: Nuk sjell zhvillim. Qirjo: Nuk vlerëson mirëqenien e banorëve (VIDEO)

Albanian Files/ Koja: Skemë piramidale. Caca: Nuk sjell zhvillim. Qirjo: Nuk vlerëson mirëqenien e banorëve (VIDEO)

Në studion e MCN Informacion u diskutua mbi projektet e përfshira në “Albanian Files”. Urbanistja Entela Koja tha se i gjithë projekti në total është një skemë piramidale. Arkitekti Gjergj Caca theksoi se këto projekte në të vërtetë nuk sjellin zhvillim. Ndërsa eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, tha se vitet e fundit, planifikimi urban nuk po merr parasysh mirëqenien e banorëve.  

 

Entela Koja, urbaniste  

 

Zvogëlimi i hapësirave të gjelbra krijon zona me temperatura më të larta. Heat island është një fenomen i dallueshëm në qendrat e qyteteve, veçanërisht në Tiranë. Sot është e pafalshme që qytetet kanë plane urbanistike në të cilat intensiteti i ndërtimit është në mënyrë strikte i përcaktuar të ndërtohet me kaq densitet. KKT jep leje në mënyrë arbitrare në shkelje të densitetit të popullsisë. Ne sot shohim kantiere kudo. Shohim shfrytëzim të pronës 100%. Kjo prek zonën në të cilën futet ndërtimi. Çuditërisht pas protestës vihet re një intensifikim I punës së kantiereve të nisura. 

 

Gjergji Caca, arkitekt

Nuk merren me qytetet që janë katandisur si mos më keq. 

Ky nuk është zhvillim. Nuk kemi asgjë me ndërtuesit. E kemi me planifikimin. Nuk ka asnjë faj ai. Fajin e ka ai që I drejton ku ta ndërtojnë projektin.  

 

 

Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisi 

Diskutimi mbi planifikimin urban është i rëndësishëm sepse lidhet me mirëqenien e banorëve. Rritja e dendësisë nuk është parë në aspektin e parametrave mjedisorë. Planifikimi urban nuk ka vlerësuar parametrat e rinj të klimës. Vitet e fundit kanë qenë vite të nxehta. Këto i shtohen atij ishullit të nxehtë që thamë në fillim. Ne shohim qytete me 40 gradë, ndoshta dhe më shumë. Praktikisht ne kemi humbur elementë si fluksi i erës në qytet, nuk kemi më tunelet urbane apo kanionet urbane kjo ka sjellë vortekse të ndotjes. Tendenca për të përdorur sa më shumë xhamin e kanë shmangur arkitekturën miqësore me mjedisin.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy