
Pas lobimit nga ylli i reality show Kim Kardashian, presidenti Donald Trump ka ndërruar vendimin e dënimit me burg për jetë ndaj një 63-vjeçare e cila po vuan një dënim për trafik droge.
Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se kishte ndryshuar dënimin e Alice Marie Johnson, një gjyshe 63-vjeçare, e cila u dënua për trafikimin e kokainës në vitin 1996.
Historia e Jonson, fitoi rëndësi kur Kardashian filloi të lobonte në emër të saj. Ylli televiziv vizitoi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, ku ajo paraqiti një fotografi në Zyrën Ovale me Trump.
Më vonë, ajo shprehu shpresën e saj se presidenti do të japë mëshirë për Johnson.
Kardashian përshëndeti lajmin në një mesazh në "Twitter" të mërkurën, duke shkruar "lajmi më i mirë ndonjëherë !!!".
Në një deklaratë që njofton vendimin, sekretarja e shtypit Sarah Sanders tha: "Johnson ka pranuar përgjegjësinë për sjelljen e saj të kaluar dhe ka qenë një e burgosur model gjatë dy dekadave të fundit. Megjithë marrjen e një dënimi të përjetshëm, Alice ka punuar shumë për të rehabilituar veten në burg dhe për të shërbyer si mentor për të burgosurit e tjerë".

Jonson u burgos në vitin 1996, me 15 të tjerë, me akuzat e pjesëmarrjes në një rrjet të shpërndarjes së kokainës.
Ajo u dënua për akuza të posedimit dhe pastrimit të parave në Tennessee.
Kardashian u bashkua me fushatën e gjatë për lirinë e Jonsonit, të udhëhequr nga fondacioni Can-Do, miqtë dhe familjen.
Jonson është personi i dytë që Trump e ka marrë një vedim për hequr dënimin e një të burgusuri që nga marrja e detyrës. I pari ishte Shalom Rubashkin, një CEO i kompanisë së mishit që u dënua me akuza për mashtrim dhe pastrim parash në 2009 dhe u dënua me 27 vjet burg. Trump ndërroi vendimin e tij në dhjetor 2017 pasi Rubashkin shërbeu tetë vjet burg.



