Gjykata e Katanias ka liruar sot nga burgu një nga të arrestuarit si pjesë e bandës Habilaj.
Ai quhet Fatmir Minaj dhe sipas mediave italiane, Gjykata e Katanias ka anuluar urdhërarrestin për shqiptarin Minaj kurse për Gianluca Passavantin, u vendos arrest shtëpie.
Moisi Habilaj doli sot para gjykatës ku për të u vendos arrest me burg.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre.
Provat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.



