
Kreu i IAEA, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka lëshuar një paralajmërim për Europën, duke u kërkuar qeverive të përgatiten për një mbyllje totale të eksporteve të gazit rus për dimrin që vjen.
Birol deklaron se Europa duhet të jetë gati në rast se gazi rus ndërpritet plotësisht.
Sa më shumë që i afrohemi dimrit, aq më shumë i kuptojmë qëllimet e Rusisë. Unë mendoj se shkurtimet janë të orientuara drejt parandalimit të Europës që të rrisë depozitat e saj dhe të rrisë levën e Rusisë në muajt e dimrit.
Deklarata e tij u bë ai në një intervistë me Financial Times.



