Putin i propozon Japonisë një traktat paqeje

Putin i propozon Japonisë një traktat paqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar një arritjen e një traktati paqeje për Luftën e Dytë Botërore me Japoninë, deri në fund të vitit, “pa parakushte”.

Putin ka bërë këtë ofertë të papritur teksa ishte ulur afër kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në Forumin Ekonomik, që po mbahet në Vladivostok.

 “Le të pajtohemi për një Traktat të Paqes para përfundimit të këtij viti, pa ndonjë parakusht”, është shprehur Putin pasi Abe i ka propozuar një zgjidhje të konfliktit të gjatë për një grup ishujsh, për të cilët kanë pretendime të dyja vendet.

Një Traktat pa parakushte do t’i mundësonte Rusisë kontrollimin e ishujve për të cilët të dy vendet kanë mosmarrëveshje.

Forcat sovjetike i pushtuan këta ishujt në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që prej atëherë të dy vendet nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy