
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Vlorë, Vasil Llajo i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN deklaroi se pjesa dërrmuese e aktivitetit të tij ekonomik është e lidhur me sektorin privat.
I pyetur në lidhje me përfitimin e fondeve publike, Llajo sqaroi se 90% e të ardhurave të tij vijnë nga shërbime private, ndërsa vetëm 10% lidhen me bashkëpunime publike.
Ai theksoi se tenderat i ka fituar në mënyrë të drejtë dhe mohoi çdo akuzë për korrupsion apo pagesa rryshfeti. Gjithashtu, Llajo u shpreh i gatshëm të heqë dorë nga përfshirja në gara për tendera nëse do të zgjidhet deputet, duke theksuar se aktiviteti i tij ekonomik do të mbështetet kryesisht në sektorin privat.

Pjesë nga biseda:
Rakipi: A keni marrë fonde publike nga kjo qeveri?
Llajo: Paraja publike merret nga populli dhe shpërndahet për popullin. Pse duhet të jetë i përjashtuar një biznesmen që bëj disa struktura? Nëse nuk shohim shërbimin privat dhe shtetëror si paralele unë kam marrë zero lekë nga shteti.
Tela: Ju ke i këtë Intermedica-n dhe keni edhe të tjerë që keni fituar tendera publikë. Nëse zgjidheni ju nuk do të merrni më pjesë në këto gara. Duhet të fitoni vetëm nga Intermedica-n. Përse do të hiqni dorë nga kjo shumë e majme për tu bërë deputet.
Llajo: Nuk është shumë e majme. Në sektorin publik ato zënë 10 për qind, 90 për qind në sektorin privat. Bamirës në këtë jetë janë ufo. Në 90 për qind e kam me sktorin privat, dhe s’e kam problem. Tenderat i kam marrë me të drejtë?
Tela: Ju skeni paguar rryshfet?
Llajo: Jo, jo, nuk marr përsipër të tjerët. Unë nuk e di se çfarë ndodh me të tjerët.
Tela: Nuk keni patur kontestime.
Llajo: Ka institucione të tjera që merren me këto punë.



