Jaho Mulosmani në shënjestër, snajperi në pallatet 20 metra afër ajrimit të burgut

Jaho Mulosmani në shënjestër, snajperi në pallatet 20 metra afër ajrimit të burgut

Njëzet ditë më parë, autoritetet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dhe Komisariatit Mat kanë marrë informacion në rrugë operative për një tentativë ekzekutimi që ishte duke u përgatitur për Mulosmanin me dënim të përjetshëm, shkruan “Shuplaka”.

Informacionet e marra kanë patur të bëjnë me një snajper që do qëndronte në gatishmëri për ekzekutimin e të dënuarit gjatë ajrimit të tij. Kjo ka bërë që autoritetet t’i ndalojnë atij daljen në ajrim.

Snajperi ishte programuar të qëndronte në pallatet në distancën 20-30 metër në vijë ajërore larg ambientit të ajrimit.

Efektivët e policisë kanë monitoruar intensivisht pallatet për persona të dyshimtë.

Mësohet që pas shmangies së planit të ekzekutimit të dyshuar, autoritetet kanë porositur Mulosmanin që në ditët pasardhëse të përdorë qëndrimin pranë cepave të murit të ajrimit për të shmangur qenien objekt në mjedis të hapur.

Nuk ka informacione të sakta se kush ka dashur ta ekzekutojë Mulosmanin apo nëse do të transferohet nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit. Mulosmani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit./ SHUPLAKA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy