
"Marrëveshje sekrete me Shqipërinë". Kështu i ka quajtur negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanis. Ajo akuzon qeverinë helene se duket e gatshme të rishikojë marrëveshjen, duke shpërfillur kuadrin që u formua në vitin 2009.
Në letrën që shoqëron kërkesën për një interpelancë me ministrin që po negocion këto çështje Niko Kotzias, deputetja konservatore nënvizon se qeveria Tsipras po zhvillon bisedime sekrete për të rishikuar marrëveshjen për delimitimin e zonave detare dhe të heqë dorë nga kuadri që u arrit në vitin 2009.
Bakojani që kishte drejtuar negociatat për marrëveshjen e vitit 2009, nënvizon se “komuniteti shkencor ndërkombëtar në atë kohë kishte konkluduar se ishte një marrëveshje e ekuilibruar dhe me dobi reciproke, që zbatonte në mënyrë shembullore parimin e vijës së mesme, në delimitimin e zonave detare, pavarësisht se çfarë po trazohej gabimisht nga ana tjetër".
Gjithashtu deputetja demokrate në parlamentin grek, theksoi se ka një plan të ndryshojë vijën kufitare për ti "ofruar" vendit fqinj një zonë të madhe detare jashtë Korfuzit.
Ajo sulmon qeverinë për një negocim të fshehtë për një rishikim të një marrëveshjeje të rënë dakord në 2009, madje e nënshkruar nga të dy vendet dhe vë në dukje se moszbatimi i saj është kryesisht për shkak të zhvillimeve politike në Shqipëri.
Bakojanis paralajmëroi se operacionet qeveritare bartin rreziqe, në qoftë se Athina pranon disa pozicione shqiptare mbi çështjet në lidhje me ndikimin e ishujve, pastaj ajo kërcënon se ekziston rreziku i krijimit të një precedenti negativ për demarkacionin e ardhshëm në fusha të tjera.
"Qeveria po merret me çështjet kombëtare të paqëndrueshme dhe të papërgjegjshme. Pa pajtimin e nevojshëm me forcat politike të vendit, është e gatshme të pranojë anulimin efektiv të Marrëveshjes", thekson ajo.
Ish ministrja e jashtme greke kërkon që shefi i diplomacisë greke Niko Ktzias t’u japë përgjigje tri pyetjeve:
1. Për ç’arsye qeveria po avancon në rishikimin e marrëveshjes së vitit 2009 që ishte nënshkruar edhe nga Greqia, edhe nga Shqipëria?
2. Cilat janë saktësisht pikat e marrëveshjes që ka ndërmend të rishikojë?
3. A është e vërtetë që qeveria do të ndryshojë qëndrimin konstant grek për delimitimin e zonave detyre në bazë të parimit të vijës së mesme?



