U tregoi gishtin shqiptarëve/ Ambasadori i OSBE kërkon ndjesë publike

U tregoi gishtin shqiptarëve/ Ambasadori i OSBE kërkon ndjesë publike

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt, ka reaguar sot duke kërkuar falje pas gjestit që bëri mbrëmë ndaj banorëve të Astirit.

Me një shënim në faqen e prezences së OSBE në Tiranë, në rrjetin social Twitter, ambasadori ka lënë një mesazh ndjesë.

 “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ambasadori Borchardt”

Mbrëmjen e djeshme përpara Drejtorisë së Policisë, ambasadori bëri një gjest të pahijshëm, duke u treguar 'gishtin e mesit' protestuesve të Astirit, pasi njëri prej tyre thirri 'Rama ik'.

Banorët ishin mbledhur aty për të kërkuar lirimin e protestuesve, mes tyre edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Video me gjestin e ambasadorit u pasua me reagime të forta, edhe nga politika. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili që kërkoi largimi e tij nga vendi yne, duke e cilesuar ate nje akabak qe nuk perfaqeson as OSBE dhe as Evropen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy