Avokatët durrsakë mbështesin kolegun Mëngjesi/ Dakovelli: Mund të jemi ne nesër viktima nga njerëz të dhunshëm që nuk njohin ligjin (VIDEO)

Avokatët durrsakë mbështesin kolegun Mëngjesi/ Dakovelli: Mund të jemi ne nesër viktima nga njerëz të dhunshëm që nuk njohin ligjin (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka rikthyer avokatët në detyrë pasi dje me një vendim ka përfunduar bojkoti i seancave pasi nuk lejoheshin të futeshin në ambientet e brendshme të institucionit të gjyqësorit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Këtë vendim, në një intervistë për ‘MCN live”, kryetarja e Dhomës Vendore të Ndërmjetësimit Durrës, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, e sheh si mjaft të realizuar.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshme të Rrethit Gjyqësor Durrës, konkludoi me tërheqjen  saj nga vendimi që kishte marrë, u tërhoq në vendimin e saj.

Avokatët janë të lirë të marrin pjesë dhe të aksesojnë në gjykatë përpara momentit të thirrjes për seancë gjyqësore brenda mjediseve të gjykatës. Pra, ja arriti qëllimit dhe për këtë shkak nuk kishte më arsye të vazhdonte dhe unë mendoj se u zgjidh pozitivisht e tërë situata.

Por krahas përfundimit të një bojkoti, sot ka nisur një tjetër.

Këtë radhë në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi, i cili ditë me parë u dhunuar nga klientët që nuk donin të respektonin masat ligjore të një vendimi pro avokatit Mëngjesit.

Avokatja Dakovelli, thotë se secili nga avokatët mund të përfundoj nesër në vend të kolegut të tyre.

Dje ishim në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, pavarësisht se koncidoi me përfundimin e  protestës së bërë nga avokatët e Durrësit, këto nuk kanë lidhje të dy rastet.

Protesta e sotme është në solidaritet me avokatin Mëngjesi i cili u dhunua për shkak të detyrës dhe detyrimeve që palët kishin në një vendim të sukseseshme sepse ai kishte fituar të gjitha shkallët e gjyqit dhe at nuk donin ti shlyenin detyrimet ndaj tij. Ne votuam për variantin e protestës së sotme deri të premten. Mendoj se janë tre ditë dhe mund të jene edhe shumë dhe pak, por solidariteti duhet të demonstrohet në mënyrë të ndryshme. Ne kemi një përgjegjësi edhe për klientët tanë sepse anomalitë që sjellin gjykimet civile dhe penale vazhdojnë edhe zgjaten dhe shoqërohen në kohë, sigurisht që do sjelle anomali.

Por e rëndësishmja është që të solidarizohemi sepse edhe ne mund te jemi viktimë siç ishte kolegu nga njerëzit e dhunshëm, të cilët nuk zgjedhin mënyrën ligjore për ta kërkuar zbatimin e kontratës, por ata zgjidhen rrugën e dhunës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy