
Një ekip zhytësish arriti të bënte një takim nga afër me një prej peshkaqenëve më të mëdhenj të bardhë në botë.
Ata hynë në thellësitë e Hawaii dhe sfiduan frikën duke i shkuar afër peshkaqenit të bardhë për të bërë një fotografi por edhe duke e prekur atë.
Peshkaqeni, afërsisht 6 metra i gjatë dhe rreth 2.5 ton i rëndë, besohet të jetë një i zbuluar nga studiuesit rreth 20 vjet që mori emrin “Deep Blue”.

Krijesa të tilla gjigante shihen rrallë në ujërat e Hawaii pasi preferojnë dete më të freskëta.
Një nga zhytësit, Ramsey, i tha Honolulu Star Advertiser se ata kishin qenë duke filmuar peshkaqenë tigër kur ai po ushqehej me trupin e një balenë.

Një prej zhytëseve paralajmëroi njerëzit se nuk është e thjeshtë të notosh pranë një peshkaqeni, prandaj duhet të largohen sa herë të shohin një të tillë për të shmangur sulmin.
Ramsey tha se peshkaqeni ishte "shumë i tronditur" dhe mund të ishte shtatzënë. Deep Blue besohet të jetë rreth 50 vjeç dhe ka llogarinë e vet Twitter .




