
ISIS konfirmoi vrasjen e liderit të saj, Abu Husein al-Qurashi, në përleshje të paspecifikuara në Siri dhe emëroi 'Kalifin' e saj të ri: Abu Hafs al-Qurashi. Sipas mesazhit audio të grupit terrorist, Abu al-Hussein u vra në përleshjet e drejtpërdrejta në veriperëndim të Sirisë, afër Idlib, me milicitë e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, një degë kaediste në vend. Në fund të prillit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi vrasjen e liderit xhihadist në një operacion të inteligjencës në Siri.



