Entuziazmi idiot i siglës "të pandalshme" të PD dhe PS

Entuziazmi idiot i siglës "të pandalshme" të PD dhe PS

Pas një shkrimi të botuar dje në një portal, ku shkruhej se PD kishte zgjedhur këngën e Sia "Unstoppable" si kolonë zanore të fushatës, një lukuni ithtarësh të prekur të PS, shanin e ulërinin pse ishin vjedhur.

Histeria nuk kuptohej menjëherë por po t'i kushtoje pak vëmendje kuptoje që qenkëshin telendarët e vegjël të PS Vlorë sepse, me sa duket, edhe këta të fundit kishin pasur të njëjtën ide gjeniale për energjinë muzikore që do t'i përfaqësonte.

Sikur ta kuptonin të rinjtë e të dyja palëve, se sa të mjerë duken në sytë e jo më shumë se sa moshatarëve të tyre që mbase nuk do të bëhen sekretar partie, si ata, por do lodhen e do punojnë, këtu a kudoqoftë, për të mësuar se si të mendojnë vetë, pa u krekosur brenda një kënge të gabuar!

Nuk e kuptojnë sepse po ta kuptonin, dhe po të kishin pasur rritjen dhe ecurinë normale që do t'ju mësonte përvoja, më e pakta, do të kishin lexuar tekstin e plotë të një kënge që, megjithëse motivuese e energjike për nga muzikaliteti, është arrogante, fyese e shtypëse, në kontekstin në të cilën është përdorur. Por askush nuk ka shkuar përtej budallallëkut të të "pandalshmëve" të fryrë të një Porshi.

Për kë nuk po kupton gjë akoma, kënga nis pak a shumë kështu: ‘Unë e di çfarë më duhet për ta gënjyer këtë vend, do ta bëj deri sa dielli të perëndojë, përgjatë gjithë natës. Unë do t'ju them atë që doni të dëgjoni!’

Ndoshta asnjëra nga partitë nuk i ka kushtuar rëndësi njerëzve që janë marrë me përzgjedhjen e këngës, por ja që duhet ta bënin sepse një element që duket si i dorës së tretë rezulton t'i shfaqë si një tufë derrash që u kërcejnë të ndenjurat nga premtimet, me ose pa Porsche. Dhe nëse idiotësia e PS justifikohet disi për shkak të prepotencës që të jep pushteti, PD-s nuk i duhej ky gabim!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy