Pedagogu dhe avokati Marsid Gupi thotë se që një lider i denjë për të pasuar Sali Berishën në Partinë Demokratike, duhet të plotësojë katër cilësi.
E para është verbi politik. E dyta një lider duhet të ketë vullnet mbi veset, e treta stërvitje mendore dhe fizike, se një kalë i mirë ka nevojë dhe kalorës së mirë.
E katërta avulli që del nga kafshimi që i bën kundërshtarit. Asnjë nuk i ka këto veti për lider në PD.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, deklaroi se as Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk do e kenë fundin të lumtur.
Vendimi i Berishës nëse do arrestohet do krijojë një precedent shumë të rrezikshëm dhe për Ramën dhe kësaj i druhet.
Ramës i intereson formula që të ketë antagonist Berishën. Mendoj se është formulë e saktë.



