Rama: Absurde të mos jepen informacione kur kërkohen, duhen sanksionuar ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm

Rama: Absurde të mos jepen informacione kur kërkohen, duhen sanksionuar ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve evropianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias, ku u diskutua bilanci vjetor dhe problematikat që kërkojnë adresim në fushën e transparencës.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi si absurde mosdhënien e informacionit të kërkuar nga qytetarët apo përfaqësuesit e medias, duke theksuar se kjo sjellje dëmton besimin publik.

Sipas kryeministrit, mungesa e përgjigjes nga institucionet krijon ndjenjë dyshimi dhe ushqen një atmosferë konspiracioni, duke lënë përshtypjen se pas informacionit të refuzuar ka diçka për t’u fshehur.

Rama theksoi se respektimi i së drejtës për informim është një detyrim ligjor për çdo institucion publik dhe se duhet të ketë përgjegjësi dhe sanksione për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që nuk zbatojnë këtë parim.

Duke iu referuar indeksit të transparencës, Shqipëria ka bërë një kapërcim prej 5%, jemi 10 pikë mbi mesataren rajonale.

Pavarësisht progresit të bërë, jemi poshtë. Natyrisht që po të shikojmë sa poshtë ishim, jemi shumë më lart. Kjo e dyta është një burim motivimi për ne, që ta ngrejmë vendin më lart. Mendoj që ngurimi për të ndarë me këdo që kërkon informacione që janë fakte administrative është fakt absurd, sepse vetëm pengon sesa mbron. Kjo krijon një sens dyshimi dhe atmosferë konspiracioni sikur çfarë ka mbrapa informacionit.

E kemi diskutuar edhe me Komisionerin, kemi pasur edhe një mbledhje qeverie, ku kemi theksuar që të jemi një fokus më të madh në këtë aspekt. Për këtë arsye kemi shtyrë përpara edhe projektin e transparencë Albania, që është një projekt ambicioz për të pasur në një territor virtual informacionin. Kjo do të lehtësonte edhe gjetjen e informacionit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre problematikave lidhet me përtacinë burokratike. Nuk është barrikadë për të mbajtur informacionin, por është një problematikë e funksionimit të brendshëm të administratës. Kjo është e përmirësueshme, më pak se ç’do të prisnin ata që shohin gotën gjysmë bosh.

Për të qenë transparent, unë i kam bërë Komisionerit një vërejtje, e vërtetë, për aq sa i bëj një institucioni të pavarur, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është i qartë; 10 ditë është koha për t’u përgjigjur. Kjo mund të jetë shumë. Nëse në ditën e 11 nuk ka përgjigje, përgjigjja është sanksioni. Duhet të sanksionohet institucioni përgjegjës. Duhet të bëhet delegimi te sekretarët e përgjithshëm. Duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11.

Nëse do të ndodhë kjo në mënyrë të përsëritur, do të krijohet ndjesia e urgjencës, do të punohet si me sektorin e gotës gjysmë bosh. Duhet të vendosen sanksione. 

Kishim problem parkimin e paligjshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit, mbi trotuaret e mundshme dhe lulishtet dhe hapësirat publike rreth e rrotull. Ku janë sot? Pse s’ka më që parkojnë ashtu? U vendosën sanksione dhe u gjobitën dhe e kuptuan se loja e parkimit mbaroi. Nuk ka më makina ministrash që shkelin semaforin. Ndaj u fol me shoferët që mos të ndiheshin me faj dhe se duhet të respektonin ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy