Stoltenberg, i gatshëm të takohet me Vuçiçin

Stoltenberg, i gatshëm të takohet me Vuçiçin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës, gjatë konferencës për media në Samitin e mbajtur në Vilnius të Lituanisë. Ai u shpreh i gatshëm për t'u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me [presidentin e Serbisë Aleksandar] Vuçiç dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg. Stoltenberg përsëriti se NATO është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon. “NATO është aty për të garantuar siguri dhe stabilitet për popullin e Kosovës. Ne e zbatojmë mandatin tonë në mënyrë të paanshme. E shtuam praninë tonë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që kemi parë për disa javë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy