Tiranë/ 18-vjeçarja dërgohet në spital e plagosur me armë, Policia: Tentoi vetëvrasjen! Dy të arrestuar dhe 3 në kërkim

Tiranë/ 18-vjeçarja dërgohet në spital e plagosur me armë, Policia: Tentoi vetëvrasjen! Dy të arrestuar dhe 3 në kërkim

Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri në kryeqytet në mesnatën e 14-shkurtit.

 

Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks.

 

E reja Natalia Murtati, pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital rreth orës 00:15 nga Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe dhe shtetasi Elvir Gjuta, 24 vjeç.

 

Pas hetimeve 48-vjeçarja së bashku me Vladimir Gjutën kanë rënë në prangat e policisë, teksa Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta janë shpallur në kërkim. 

 

Ndaj të pestëve rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Ndërkohë një prej personave të shpallur në kërkim, Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç i cili rezulton edhe si i dashuri i të resë rëndon edhe vepra penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

Mëngjesin e 14 shkurtit, rreth orës 00:15, një 18-vjeçare, N. M., u paraqit në spital e plagosur me armë zjarri. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Hetimet e para dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku dyshohet se vajza është vetëplagosur.

 

E dëmtuara është transportuar në spital nga dy persona, M. R. dhe E. Gj., 24 vjeç. Në vijim të hetimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç, dhe M. R., 48 vjeçe, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit, pengim të zbardhjes së ngjarjes dhe armëmbajtje pa leje.

 

Policia po punon për gjetjen e armës së përdorur dhe kapjen e të shpallurve në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy