Sindikata greke mbyll doganën në Kakavijë/ Qirko: Shtetasit e huaj, më të painformuar. Janë lejuar të kalojnë në këmbë (VIDEO)

Sindikata greke mbyll doganën në Kakavijë/ Qirko: Shtetasit e huaj, më të painformuar. Janë lejuar të kalojnë në këmbë (VIDEO)

Teksa Sindikata greke ka mbyllur tashmë traun e doganave për shkak të protestave të tyre, duket se po penalizohen qytetarët.

Korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, Jonida Qirko, tha për ‘MCN live” se nuk ka lëvizje të shumta në Kakavijë përveç faktit se ka pasur kryesisht shtetas të huaj të painformuar, dhe të tjerë të cilët janë lejuar të kalojnë në këmbë, pa makinat e tyre.

Në këtë pikë kufitar është mirëkuptuar deri diku nga qytetarët, janë më shumë shtetas të huaj të cilët nuk kanë pasur shumë informacion për këtë vendim të fundit. Megjithatë ata janë lejuar të kalojnë vetëm në këmbë, pa makina.

Situata duket e qetë edhe dje, dhe sot, nuk ka pasur problematika shqetësuese ndërsa të dhënat nga polica PKK Kakavijë janë se 310 shtetas në hyrje - dalje, nga të cilët 174 në hyrje dhe  136 në dalje, si dhe 30  mjete në hyrje - dalje, nga të cilat  21 në hyrje dhe 9 në dalje.

Nga komunikimi që kisha jashtë kamerave me disa doganier, më është komunikuar se ka pasur njëfarë mirëkuptimi, sidomos nga tregtaret që  shfrytëzojnë më së shumti këtë pikë kufitare dhe nga patur edhe nga ata që nuk kanë gjetur mirëkuptim janë tentua të hyjnë dhe janë munduar të hyjnë me forcë, dhe nuk janë lejuar dhe janë kthyer, ose janë lejuar të kalojnë pa makina, në këmbë.

Kjo është situata e24 orëve të fundit dhe Kakavija që në orë te para të mëngjesit nuk kanë pasur lëvizje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy