
Ish-kryeministri Berisha ka folur nga selia e PD-së për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike të cilat po zhvillohen sot në të gjithë territorin e Shqipërisë. Berisha tha se ky është një proces historik në të cilët shihet drita e shpresë për të ardhmen. Berisha, i cili është një nga kandidatët për kreun e PD-së tha se procesi i zgjedhjeve në PD po ecën paralelisht me një proces mafioz dhe antikushtetues si ai i zgjedhjes së Presidentit.
Është një proces historik, zhvillohet paralel me një proces mafioz si ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, është mafioz dhe anitkushtetues se bazohet në grabitjes e vullnetit masiv të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo-opozitën. Në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen.
Nuk ka vendim, që mudntë ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.



